Debate në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesit e opozitës largohen nga salla, Alibeaj: Mazhoranca është pjellë e Partisë së Punës

17/10/2022 13:12

Debati në Komisionin e Ligjeve ka arritur në nivelin sa përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga salla duke akuzuar mazhorancën si pjellë të Partisë së Punës.

Alibeaj dhe Bushka kanë pasur debate të forta mes njëri-tjetrit, ku kjo e fundit u detyrua ti ndërpresë fjalën Alibeajt pas akuzave të vazhdueshme nga ana e tij.

Sipas Alibeajt, hapja e dosjeve do të ishte në nderin e të gjithëve dhe sipas tij duhet të sqarohen edhe familjarët e viktimave .

Alibeaj: Dosjet gërryejnë plagë të vjetra. Maxhoranca e sotme është pjellë e Partisë së Punës, ju jeni punëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Jam nga ata që jam shumë i kujdeshëm. PS nuk është gjë tjetër veçse trashëgimtare e Partisë së Punës. A ka mundësi ta them deri në fund? Jeni si Sigurimi i Shtetit, të hiqni dhe fjalën.

Bushka: Po  përpiqemi të jemi të kujdesshëm. Unë përfaqësoj për aq sa mundem atë që është në interes publik. Ju bëj thirrje për etikë. Ndërpritet fjala. Ju po manipuloni, ju lutem të jeni objektiv në diskutim. Nuk ta hodhi njeri poshtë nismën.

Alibeaj: Sapo votuar kundër amendamentit. Argumenti ishte ky: të mos hapen dosjet e sigurimit. Jam përfaqësues modest i asaj pjesë, edhe ua thashë edhe më parë që nuk dua të kthej politike. Do ishte në nderin e të gjithëve hapja e dosjeve. Që edhe viktimat do të sqarohen. Çfarë kanë vuajtur, kanë vuajtur. Tani vuajnë shantazhin politik. Fisnikëria e kësaj shtrese nuk ka qenë kurrë hakmarrëse. Duke i mbajtur me dosje i shantazhoni. Shantazhoni edhe ata në administratë.

Bushka: Mos u bëni heronj se në fund do e kuptoni se ajo që po iu propozojmë është më e drejta për dekomunistizimin.

Felaj: Mos u bë si viktimë pa qenë viktimë.

Top Channel