Debat në Komisionin e Ligjeve/ Alibeaj: Dosjet të hapen pa kufizim! Majko: Dokumentet nuk janë FB, kemi të bëjmë me fate njerëzish

17/10/2022 12:50

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të pozitës, në lidhje me dosjet e ish-sigurimit. 

Enkelejd Alibeaj ka propozuar që të hapën të gjitha dosjet as asnjë kufizim, me kushtin e vetëm që të mos cënohet siguria kombëtare. Këtë propozim e ka kundërshtuar Pandeli Majko, i cili tha se dosjet nuk janë lojëra e “Facebook” që të hapen pasi përbëjnë informacione sensitive e fate njerëzish.

Alibeaj: Këto historitë zvarrit këtu e atje, fshehin një gjë. Fshehin fajin që ju doni ta fshihni, një qëndrim që do të bëhet konkret e publik. Relatori e çdo deputet ka të drejtë të paraqesë amendamentin. Ka pasur një amendament nga ju për ligjin e dosjeve nënshkruar nga Bushka dhe Balla, që ishte shfuqizimi i pikës katër, pra të shfuqizohet pengesa që kushdo që është verifikuar nga Mezini dhe Bezhani, të verifikohet pa pengesa. Nuk ka moment më të duhur për të diskutuar amendamentin tonë.

Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një do të e vetme

Amendamenti që unë kam për nenin 29 është ky: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion i administratës publike na detyrimin të publikojnë dokumentin e pastërtisë. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit dhe të kërkojë një kopje të saj.

Majko: Ju doni që dosjet të bëhen si Facebook, këtu kemi të bëjmë me fat individësh dhe ti zotëri me një lehtësi do të na vësh në vështirësi, e vetmja gjë që po përpiqemi është që po diskutomë për një dramë, e ka viktima aty.

Felaj: Nuk është vendi që kjo dispozitë që propozon Alibeaj të vendoset në nenin 29

Top Channel