Britanikja qëllohet për vdekje gjatë gjuetisë së derrave në Francë, nga kolegu që mbante çiften së prapthi (fotot)

17/10/2022 15:17

Një grua britanike që ishte ftuar të merrte pjesë në një gjueti të derrave të egër në Francë, raportohet se është vrarë aksidentalisht nga një koleg gjuetar të dielën, njoftonin burimet gjyqësore vendore.

Ata thonin se 67-vjeçarja u qëllua sipër zemrës dhe u dërgua në spitalin Saint-Brieuc, në Bretanjë në veriperëndim të vendit, ku humbi jetën nga plaga, tha prokurori publik Nicolas Heitz.

Kolegu i saj gjuetar 69-vjeçar, raportohet se ‘kishte qëlluar teksa mbante pushkën e tij mbi sup, në drejtim të viktimës’, njoftonin autoritetet.

Burri është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia, raportonin autoritetet për ngjarjen e pazakontë.

“Ende nuk janë qartësuar rrethanat e sakta të incidentit, tha Heitz duke e përshkruar vrasjen si një ‘ngjarje apo aksident dramatik’.

Në event ishin rreth 12 gjuetarë deh dy të ftuar, tha prokurori, duke shtuar se dy personat e përfshirë në aksident po lëviznin në një fushë misri kur u dëgjua e shtëna, sipas rrjetit Upday.

Autoritetet thanë se burri nuk ksihte konsumuar alkool ose substanca të tjera.

Majin e shkuar një grua 33-vjçare u plagos gjatë një gjuetie të vogël në Rhône teksa ishte duke mbledhur kërpudha, shkruan rrjeti Le Bien Public.

FOTO GALERI
2/3
Viktima ishte ftuar të merrte pjesë në një gjueti të derrave të egër në Francë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA