Tashmë lufta është e hapur! Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se tre grupe të mëdha të kontrabandës së duhanit veprojnë në vend, dy të vendosura në kryeqytetin Podgoricë dhe një në qytetin e Mojkovac, dhe njëri prej tyre ka lidhje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS dhe atë socialdemokrate.

“Janë tre grupe kryesore të kontrabandës, njëri i afërt me kompaninë e ndërtimit, Bemax të udhëhequr nga ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë, që trafikon po kështu edhe kokainë.

Ekziston edhe një grup kontrabandistësh pranë Podgoricës dhe një në qytetin e Mojkovçit… Në pjesën veriore të Malit të Zi, ka vendkalime kufitare jozyrtare për kontrabandistët,” tha Abazoviç gjatë një sesioni parlamentar të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e mia dhe nëse pretendimet e mia janë të rreme do të shkojë vetë në burg”, shtoi ai. Përpara se qeveria e tij të rrëzohej më 19 gusht, Abazoviç kishte akuzuar grupet e krimit të organizuar që kontrabandonin cigare dhe kokainë se financonin disa nga grupet politike në vend.

Që pas kolapsit të Jugosllavisë në vitet 1990, porti i Tivarit u kthye në një qendër e njohur për kontrabandën e cigareve nga ku duhani i importuar rieksportohej dhe cigaret e prodhuara në Mal të Zi, niseshin me anije. Abazoviç tha se kontrabandistët kishin mbështetjen politike të presidentit aktual kombëtar Milo Gjukanoviç dhe partisë së tij DPS-së së tij, e cila mbajti pushtetin për gati tre dekada.

“Unë pres që një agjenci e njohur ndërkombëtare të publikojë emrat e 30 personave të përfshirë në operacionet e pastrimit të parave të Gjukanoviçit. Disa prej tyre janë ish-zyrtarë të qeverisë dhe biznesmenë,” tha Abazoviç, pa e përmendur hapur emrin e agjencisë.

Top Channel