Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Dy persona janë kapur në një lokal të Vlorës teksa vendosnin baste sportive nëpërmet celularëve.
Në pranga ka rënë edhe mbikëqyrësi i kompjuterëve që shërbenin për lojëra fati.
18-vjeçari me iniciale O.Ll., 38-vjeçari me iniciale N.Ll. dhe 51-vjeçari me iniciale E.V. do të hetohen për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në kërkim është shpallur 39-vjeçari me iniciale Xh.Ll., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Vënies në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Katër 4 kompjuterë që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll. janë sekuestruar në cilësinë e provë materiale.
Top Channel