Kosova kërkon hetim nga Shqipëria/ Biznesmeni Muhamet Junikaj vdiq në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë

16/10/2022 12:06

Përmes një letërporosie, Kosova kërkon ndihmën e drejtësisë shqiptare të cilës i kërkon me urgjencë çfarë veprimesh konkrete kanë kryer prokurorët në Tiranë mbi vdekjen e  biznesmenit Muhamet Junikaj, i cili ndërroi jetë në një spital në kryeqytet mbas një atentati

Për shkak te hetimeve të regjistruara në Kosovë ndaj Shpejtim Kunishit i dyshuar për vrasje me dashje, Prokuroria Themelore kërkon t’i vendosen në dispozicion  raportet e policisë së Tiranës  të kryera nga komisariati numër 4. Këto veprime vërtetojnë se si biznesmeni 43-vjeçar mbasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës, ai  u mbaj nën trajtim më te specializuar në Tiranë ndërmjet datave 19 deri në 23 gusht kur dhe ndërroi jetë.

Të dhënat i kanë depozituar të afërmit e të ndjerit në prokurorinë e Gjakovës që thonë se e kuruan në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe nuk i përballoi dot plagët e rënda.

Kërkesa iu dorëzua prokurorisë së kryeqytetit nga Departamenti i Hetimit të Krimeve të Rënda, dhe mes të tjerash kërkohet ndihmë juridike e shpejtë edhe për mënyrën se si pacienti u trajtua në Shqipëri, nga data 19 gusht si dhe raporti i autopsisë të të ndjerit.

Top Channel