Peshku ‘monstër’ 3-ton thyen rekordin e species së thellësive të oqeanit (fotot)

15/10/2022 19:24

Në zbulimin që nuk ndodh më shumë se një herë në jetë, një rekord i ri është vendosur për specien, kur një “peshk-dielli” i thellësive është gjetur i ngordhur në veri të oqeanit Atlantik.

Ekzemplari i një prej peshqve më të çuditshëm në botë, është gjetur kësaj radhe pranë ishujve Azore.

Peshku thuajse tre ton u zbulua në veri të brigjeve të Portugalisë dhe është më i rëndi i specieve te peshkqve kockorë, i gjetur ndonjëherë.

I njohur gjithashtu si peshku kokë-gungë u gjet i vdekur në fillim të vitit pranë ishullit Faial në arqipelagun e Azoreve, njoftonte organizata ‘Atlantic Naturalist Association’, që e kishte sjellë në tokë për studime.

Por detaje të studimit të tyre u publikuan vetëm dje në revistën ‘Journal of Fish Biology’.

Monstra e thellësive ishte rreth 4 metër i gjatë dhe po aq i gjerë, teksa peshonte 2,744 kilogramë.

Studiuesi José Nuno Gomes-Pereira e përshkruante si një “ekzemplar i magjishëm,” shkruan rrjeti LiveScience duke shtuar se në foto nuk dallohet si duhet masa e tij gjigante.

Peshku i diellit quhet kështu pasi besohet se dalin nga thellësitë për t’u ngrohur në rrezet e diellit.

Numri i tyre nuk është i ditur me saktësi por ata jetojnë në oqeanet e botës.

FOTO GALERI
1/3
Peshku thuajse tre ton u zbulua në veri të brigjeve të Portugalisë dhe është më i rëndi i specieve te peshkqve kockorë

Top Channel