Muzikanti luan në saksofon gjatë të gjithë 9 orëve të operacionit në tru (fotot)

15/10/2022 17:31

Një muzikant që duhet të kryente një ndërhyrje komplekse në tru në Itali, raportohet se ka luajtur në saksofon gjatë 9 orëve të operacionit.

Kirurgët e spitalit Paideia në Romë operuan 35-vjeçarin e identifikuar vetëm si G.Z., për heqjen e tumorit. Pacienti iu nënshtrua “kirurgjisë i ndërgjegjshëm,” siç ndodh në raste të tilla për t’u siguruar që të mos kompromentoheshin funksionet e tij fiziologjike, thuhej në njoftimin për shtyp të spitalit.

“Cdo tru është unik, siç është çdo person,” tha kryekirurgu Dr. Christian Brogna.

“Kirurgjia në gjendje të zgjuar bën të mundur hartimin e saktë të rrjeteve neurologjike që kontrollojnë funksine të ndryshme të trurit, si luajtja në instrument, të folurit, të lëvizurit, numërimi ose mbajtja mend”.

G.Z. u kishte thënë kirurgëve se aftësitë e tij muzikore ishin aseti i tij më i vlefshëm, tha Brogna për rrjetin CBS prandaj loja e tij në instrument i lejonte neurokirurgëve të vëzhgonin funksionet cerebrale që përdorte për ta bërë këtë.

Gjatë procedurës së gjatë GZ kishte luajtur kolonën zanore të filmit të 1970 “Histori dashurie,” si dhe himnin kombëtare italian, disa herë gjatë procedurës.

Pacienti tha më vonë se ishte ndjerë i qetë në spital, ndërsa më pas raportohej se ishte kthyer shpejt në jetën normale.

Më shumë se 10 mjekë profesionistë kishin marrë pjesë në ndërhyrje teksa kirurgjia ishte ndihmuar nga teknologji të avancuara, siç ishte një zbulues që dallonte qelizat kanceroze nga indet e shëndosha.

Brogna shtonte: “Kirurgjia zgjuar e trurit është një dritare njohurie e funksionit të trurit për ne, është diçka mahnitëse për këtë organ kaq misterioz”.

FOTO GALERI
1/5
Një muzikant që duhet të kryente një ndërhyrje komplekse në tru në Itali, raportohet se ka luajtur në saksofon gjatë 9 orëve të operacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA