Mijëra marshojnë në Tunizi duke kërkuar fundin e grusht-shtetit Saied (fotot)

15/10/2022 18:35

Mijëra tunizianë kanë dalë sot sërisht në kryeqytetin Tunis duke kërkuar fundin e “grusht-shtetit” presidencial në vendin afrikano-verior.

Kundërshtarët e presidentit Kais Saied e akuzojnë atë për “grusht-shtetin” e vitit të kaluar kur shpërndau parlamentin dhe mori vetë të gjitha pushtetet ekzekutive.

Protesta e sotme u organizua nga një koalicion prej pesë partish opozitare që kundërshtojnë Saied, sipas mediave.

“Një vit e gjysmë pas grusht-shtetit, tunizianët kanë vetëm varfëri, papunësi, kosto të larta jetese dhe të ushqimeve bazë,” u tha protestuesve Ahmed Najib Chebbi, i grupimit Fronti i Shpëtimit Kombëtar.

“Puçistët kanë dështuar dhe janë të izoluar, pa mbështetje në vend dhe jashtë”, shtoi ai duke iu referuar presidentit.

Tunizia ashtu si vende të tjera është përfshirë në krizë të thellë politike që ka përkeqësuar kushtet ekonomike të qytetarëve prej vitit të shkuar, kur Saied largoi qeverinë dhe shpërndau parlamentin.

FOTO GALERI
2/3
Kundërshtarët e presidentit Kais Saied e akuzojnë atë për “grusht-shtetin” e vitit të kaluar kur shpërndau parlamentin dhe mori vetë të gjitha pushtetet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA