Jahti 72.5-metra i gjatë ‘Axioma’ ishte bllokuar nga autoritetet e Gjibraltarit në mars, pasi një bankë zbuloi se pronari i tij është Dmitry Pumpyansky, i cili sipas bankës kishte shkelur kushtet e një huaje prej 20.5 milionë euro.
Superjahti i biznesmenit të sanksionuar rus u shit sot për $37.5 milionë për llogari të kredituesve të pronarit të tij, banka gjigante amerikan JP Morgan, në rastin e parë të këtij lloji që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Departamenti detar i Gjibraltarit ka dhënë miratimin e shitjes në gusht, madje duke caktuar dhe një blerës të paidentifikuar.
Shuma e shitjes $37,500,055 – raportohet se do të shkojë për shlyerjen e kreditorëve, ndërsa të tjerë me pretendime ndaj ish-pronarit mund të avancojnë me aplikimet e tyre brenda 60 ditëve, sipas autoriteteve.
58 vjecari Pumpyansky ka qenë deri para dy muajsh drejtor i prodhuesve ruse të tubave të çelikut OAO TMK, një nga furnizuesit kryesorë të grupit energjitik Gazprom.
Pasuria e tij eshte $2 miliardë sipas revistës Forbes ndërsa është sanksionuar nga Perëndimi pak pas nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës.
Pumpyansky nuk ka komentuar publikisht për pronësinë e jahtit.
Mjeti luksoz detar ka pishinë, kinema dhe qendër kujdesi trupor brenda, teksa kishte krijuar interes që prej nxjerrjes në ankand, duke tërhequr rreth 30 oferta sipas ndërmjetësve.
Top Channel