Aksident në aksin Laç-Thumanë/ Plagoset rëndë 50-vjeçarja,makina e bërë copash nga përplasja (Pamjet)

15/10/2022 18:13

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor  Laç-Thumanë pranë Fushë Mamurrasit, ku është plagosur rëndë një grua rreth 50 vjeç.

Të dyja makinat janë bërë copash nga përplasja. Ndërsa nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Mendohet se një fuoristradë tip “Benz” ka goditur një makinë tip “Mercedes Benz” e për pasojë ka mbetur një person i plagosur rëndë.

Mendohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i makinës tip “Benz”, e cila është  futur në korsinë e shpejtësisë, ka dalë para fuoristradës dhe për pasojë kjo e fundit e ka përplasur pa pasur mundësi frenimi.

Top Channel