Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur, 90,000 shtëpi janë nën ujë dhe furnizimet me karburant e ujë janë ndërprerë, pas përmbytjeve masive që po shkaktojnë kaos në Nigeri.
Kreu i agjencisë kombëtare të emergjencave e quante përmasën e katastrofës “kolosale”.
Në Lokoja – qyteti ku bashkohet rrjedha e lumit Niger dhe atij Benue – shtëpi dhe biznese ishin zhytur nga uji dhe rezidentët duhet të ecnin mes ujit të lartë deri në gjuhë.
“Po bëhem 70 vjeç dhe nuk kam parë kurrë dicka të tillë”, tha rezidenti Khalid Yahaya Othman.
Kompania shtetërore e naftës NNPC fajësonte përmbytjet për mungesën e furnizimeve në kryeqytetin Abuja.
Përmbytjet kanë nisur prej fundit të verës teksa reshjet kanë goditur 27 nga 36 shtetet e vendit, tha qeveria, duke shtuar se 1.4 milionë njerëz janë prekur nga katastrofa.
Autoritetet nigeriane thonë se përmbytjet janë shkaktuar nga shirat shumë më të ashpër se zakonisht që kanë intensifikuar prurjet e digës Lagdo në Kamerunin fqinjë Cameroon, ku gjithashtu përmbytjen kanë prekur qindra mijëra vetë.
Top Channel