U akuzua nga fqinja për ngacmim seksual, Dionis Myrtollari “mbledh” fshatin dhe proteston para policisë në Korçë

14/10/2022 11:37

Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, kanë protestuar në komisariatin e policisë të Korçës duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra ndaj tij për ngacmim seksual.

Ata shprehen të acaruar nga kjo ngjarje, duke mohuar akuzat dhe duke kërkuar të zbardhet ngjarja. Nga gjithë kjo situatë, gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike.

Banorët e fshatit kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.

Akuzat ndaj tij i  ngriti një 55-vjeçare nga fshati Porodinë, se i ka dhunuar fizikisht dhe ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Ativie Qazimllari deklaroi se fqinji i saj në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre. Madje, ajo prentendoi se edhe policia ka qënë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk ka vepruar edhe pse sipas saj gjithçka ka ndodhur 4 muaj më pare.

Nga ana tjetër e ëma e Dionis Myrtellarit ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se gjithçka është e stisur. Vetë Dionisi i akuzuar për ngacmim seksual dhe dhune ka deklaruar se asgjë për të cilen ai akuzohet nuk është e vërtetë.

Rasti i është dërguar prokurorisë për vlerësim ndërsa pritet hetimi i plotë.

Top Channel