Shpëton e reja kineze e mbajtur për 20 ditë në kafaz nga pengmarrësit që kërkonin $200,000 në Filipine (fotot)

14/10/2022 15:24

Një vajzë kineze ka arritur të arratiset pasi u mos peng gjatë një mbrëmjeje zbavitjeje në Filipine dhe u mbajt për 20 ditë brenda një kafazi kafshësh.

Policia në Batangas mori në mbrojtje vajzën që ishte arratisur nga pengmarrësit që e mbanin të mbyllur në shtëpinë e saj prej tre javësh.

Viktima nga Shanghai emri i të cilës nuk është publikuar, u gjet nga oficerët në një dyqan ushqimesh ne zone.

I dashuri i saj kishte denoncuar në polici një numër celulari ku i ishte treguar sesi vajza mbahej dhe keqtrajtohej nga kriminelët.

Ai shtonte se të dyshuarit kishin kërkuar $200,000 shpërblesë për lirimin e saj.

Autoritetet bastisën më pas shtëpinë ku ajo ishte mbajtur, por të dyshuarit ishin larguar.

Ata zbuluan aty dhe kafazin ku ishte mbajtur pengu me disa jastëkë dhe një kovë brenda.

Vajza ishte rrëmbyer teksa ishte me një shoqe në një bar në zonën qendrore të Angeles City, në rajonin Pampanga, rreth 150 km larg vendit ku ishte shpëtuar më 17 shtator.

Kreu i policisë Jose Melencio Nartatez Jr, tha në një deklaratë: “Lavdëroj efektivët e policisë së Batangas që shpëtuan viktimën duke shmangur kështu një tjetër pengmarje të shtetasve kinezë. Ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin në rajonin tonë”.

FOTO GALERI
4/5
Ata zbuluan aty dhe kafazin ku ishte mbajtur pengu me disa jastëkë dhe një kovë brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA