Këtë të premte, pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat jugore dhe qendrore. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova mbetet në dominimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke gjeneruar reshje shiu në pothuajse gjithë territorin. Parashikohet që pas mesdite të ketë përmirësim gradual të kushteve të motit në të gjithë vendin, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel