Për Sali Berishën, Partia Demokratike ka të hapur cdo opsion që mund të cojë në bashkimin e saj.

Deklarata e Berishës, u bë gjatë konferencës së përjavshme për mediat.

Megjithatë, Lulzim Basha duket se nuk është në planet e ish kryeministrit për bashkimin e partisë, pasi ndërsa la të hapur cdo opsion, Berisha vecoi vetëm një rast për të cilin tha se është shprehur dhe e ka bërë të qartë.

Ndonëse nuk dha shumë detaje mbi bashkimin e PD, Berisha tha se palët janë në kontakt me njëri tjetrit dhe procesi vijon.

“ Bashkimi i PD ka të hapur cdo opsion. Ky është qëndimi i Sali Berishës, pa asnjë diskriminim përvec një rasti që e kam bërë të qartë.”- u shpreh Berisha.

Kujtojmë se nën drejtimin e Sali Berishës, PD ka ngritur një komisioni auditi lidhur me implikimin e Lulzim Bashës në financimet ruse. Auditi nisi pas publikimit të raportit amerikan, sipas të cilit, gjatë periudhës kur drejtohej nga Lulzim Basha, PD është financuar me para ruse.

 

Top Channel