Invalidët e punës në protestë, 8 kërkesa drejtuar Ministrisë së Financave! Duan rritje pensionesh dhe rimbursim ilaçesh

14/10/2022 12:02

Invalidët e punës kanë dalë të protestojnë para Ministrisë së Financave me tetë kërkesa për qeverinë, pasi pretendojnë se janë kategori e diskriminuar.

Ata shprehen se me pensionet e tyre aktuale e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me rritjen e çmimeve

Sindikata kërkon indeksim të pensioneve të invalidëve të punës, në përputhje me rritjen e çmimeve dhe rimbursimin e energjisë elektrike apo të ilaçeve të domosdoshme për shëndetin e tyre.

Kërkesat e Invalidëve të Punës ndaj Ministrisë së Financave:

1- Indeksimi pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve.
2 – Rimbursimi i energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, si për të gjitha kategorite e tjera.
3- Dhënia e 500 lekeshit, e premtuar për buxhetin e vitit 2020.
4- Rritja e ndihmës së paaftësise me 1000 lekë të premtuar nga Kryeministri që në vitin 2013 dhe indeksimi i saj si të gjitha kategoritë e tjera.
5- Kalimi i ndihmës së paaftësisë tek sigurimet shoqërore, për të eliminuar rrjedhjen.
6- Zbatimi i Ligjit për përjashtimin nga taksat sidomos ato vendore.
7- Rimbursimi i ilaçeve të domosdoshme për shëndetin për diagnozen që është deklaruar invalidi.
8-Zbatimi i Ligjit për transportin Urbane dhe Interurbane.

Sindikata e invalidëve të punës i la afat Ministrisë së Financave dhe do të mblidhen sërish nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Top Channel