Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptarë u rikuperua me ritme më të shpejta nga sa pritej.

Janë këto vlerësimet e Komisionit Europian në progres raportin për Shqipërinë, megjithatë sipas tij lufta në Ukrainë ka rritur rreziqet dhe pasiguritë për ekonominë shqiptare.

Goditjen më të madhe po e japin çmimet e larta, veçanërisht të energjisë elektrike. Varësia e vendit nga reshjet bën që nevoja për import të energjisë të jetë e lartë dhe në këtë kuadër Komisioni vë theksin te domosdoshmëria e diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike.

Ndër të tjera, edhe pse nënvizon se është bërë progres në drejtim të të ardhurave, Komisioni vlerëson se vazhdojnë dobësitë në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve buxhetore për investime. Hapësira fiskale shton ai mbetet e kufizuar duke e bërë vendin edhe më të ekspozuar ndaj goditjeve të faktorëve të jashtëm.

Në kushte të tilla, Komisioni bën apel për ulje të nivelit të borxhit publik dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe shton se autoritetet duhet të nisin zbatimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave, për të cilën Financat po bashkëpunojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këtë drejtim.

Shqetësime të tjera për ekonominë listohen niveli i lartë i informalitetit si dhe konkurrenca e pandershme që vështirësojnë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes në vend.

Më shumë përpjekje Komisioni Europian në progres raport kërkon edhe në përmirësimin e procedurave të prokurimit publik me monitorim të shtuar dhe kritere më strikte në dhënien e tenderave, veçanërisht në projektet e koncesioneve të partneritetit publik privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA