75 vjeçarja ndalohet në Gjermani si organizatorë e grupit ‘terrorist’ të së djathtës ekstreme (fotot)

14/10/2022 17:26
Elizabeth R u gjykua ne gjykaten e Karlsruhe

Një pensioniste ish-mësuese është akuzuar nga autoritetet në Gjermani së është “mendja ideologjike” e një grupi ekstremistësh të djathtë që do të kryenin pengmarrje apo sulme në stacionet e energjisë elektrike.

Pensionistja rebele thuhet se drejtonte grupin ‘terrorist’ që do të sulmonte politikanë gjermanë dhe infrastrukturë të energjisë, dhe mbahet tashmë në paraburgim.

E identifikuar vetëm si Elizabeth R sipas normave ligjore në Gjermani, 75-vjeçarja nga shteti lindor i Saxony është arrestuar në prill bashkë me katër burra, që ishin bashkëpunëtorë të planit.

Në pamje të publikuara sot Elizabeth R shihej të zbriste nga helikopteri i policisë duke mbajtur nje qese letre në dorë, teksa shkonte drejt gjykatës së Karlsruhe.

Autoritetet gjermane kanë treguar objektivat por nuk kanë treguar ende si do t’i realizonte grupi objektivat e tij, apo sa gjasa kishin të realizoheshin.

Eksperti vendas i policisë Holger Schmidt, tha se prej periudhës së pandemisë e fushatës së vaksinimit, janë shumë grupe dhe individë në rrjetet online që kërkojnë të përmbysin qeverinë gjermane por nuk kanë apo mundin të vënë në jetë planet e tyre.

“Por ky grup erdhi në vëmendje pasi besohet se ishin në zotërim të armëve apo tentonin të zotëronin eksplozivë”, tha ai.

Grupi i ndaluar kishte lidhje me skenën anti-vaksina të Reichsbürger dhe kishin si objektiv pengmarrjen e ministrit gjerman të shëndetësisë Karl Lauterbach, mes të tjerave.

Një prej të arrestuarve u identifikua si Sven Georg B, ekonomist nga Falkensee prane Berlinit, dhe drejtonte grupin ekstremist në rrjetin Telegram të quajtur United Patriots, më vonë të riemëruar Day X Germany. Policia tha se kishte gjetur një Kalashnikov në bodrumin e shtëpisë së tij.

FOTO GALERI
2/2
Grupi kishte lidhje me skenën anti-vaksina të Reichsbürger dhe kishin si objektiv pengmarrjen e ministrit gjerman të shëndetësisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA