
13/03 19:12
Sulmet ajrore në Ukrainë vijojnë prej katër ditësh, duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe shkaktuar viktima.
Presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti lutjen e tij për më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore, duke thënë se Kievi ka vetëm rreth 10% të asaj që i nevojitet për të luftuar sulmin e Moskës.
“Ne po luftojmë një vend të madh që ka shumë pajisje dhe shumë raketa. Nuk mund të shtoj asgjë për këtë, ne kemi rreth 10% të asaj që na nevojitet”, tha Zelensky këtë të enjte gjatë një fjalimi virtual në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Sipas CNN ai u bëri thirrje vendeve perëndimore si SHBA dhe Francë, të rrisin numrin e ndihmave ushtarake për Ukrainën.
Top Channel