Politikani i ‘Fratelli d’Italia’ që mbledh relika fashiste, zgjidhet në krye të Senatit italian (fotot)

13/10/2022 17:45

Bashkë-themeluesi i partisë që fitoi shumicën në zgjedhjet e fundit në Itali, Ignazio La Russa, ishte filmuar në 2018 duke shfaqur foto, medalje e statuja të liderit fashist Mussolini.

Tashmë politikani i partisë “Vëllezërit e Italisë” është zgjedhur në krye të senatit italian, si një hapat e parë të formimi të qeverisë së djathtë.

Ignazio La Russa është ish-ministër mbrojtjeje, babai i të cilit ishte sekretar i partisë fashiste të Benito Mussolini.

Ai ka themeluar partinë së bashku me Giorgia Meloni, e cila pritet të bëhet kryeministre e qeverisë ku do të përfshihen dhe partia e Matteo Salvinit “Lega” dhe ajo e Silvio Berlusconi-t, Forza Italia.

Ashtu si Meloni, La Russa, emri i dytë i të cilit është Benito, nisi karrierën politike me të rinjtë e Lëvizjes Sociale Italiane, e krijuar në 1946 nga mbështetës të Mussolinit.

Në videon e publikuar së fundmi ai tregon relika fashiste të ruajtura si medalje, foto e statuja. Mes të tjerash La Russa thotë në video: “Kemi dhe një simbol komunist, e kemi vënë këtu te këmbët e statujës së Mussolini”.

Meloni thotë se është përpjekur të distancojë ‘Fratelli d’Italia’ nga rrënjët e saj neofashiste, duke shtuar se “kemi hequr dorë nga fashizmi dekada më parë”.

Vota per te erdhi nga pakenaqesia e italianeve ndaj kryeministrit teknik te pazgjedhur Mario Draghi.

Presidenti Sergio Mattarella, pritet të nisë konsultimet formale me partitë këtë muaj teksa Meloni pritet të marrë mandatin e qeverisë.

FOTO GALERI
1/3
Ignazio La Russa është ish-ministër mbrojtjeje, babai i të cilit ishte sekretar i partisë fashiste të Benito Mussolini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA