Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit kanadez vizitë në Tiranë, pritet nga ministrja Xhaçka

13/10/2022 18:51

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit në Kanada, Anthony Rota ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja, e cila shkruan se Shqipëria dhe Kanadaja gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB, me të njëjtin angazhim për paqen dhe sigurinë botërore.

“E nderuar të mirëprisja sot në Tiranë Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota.

Shqipëria dhe Kanadaja gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB duke ndarë të njëjtin angazhim për paqen dhe sigurinë botërore.

Komuniteti shqiptar në Kanada është një urë që bashkon vendet tona dhe mirëpresim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”- shkroi Xhaçka në Twitter.

 

Top Channel