‘Jam italian’; Kandidati për bashkinë e Los Angeles bën fushatë duke pretenduar se ‘nuk është i bardhë’ (fotot)

13/10/2022 17:16

Kandidati republikan Rick Caruso është vënë në lojë së fundmi pasi korrigjoi një moderator që e quajti atë ‘të racës së bardhë’, teksa duke e kundërshtuar i tha ‘jam italian … falemnderit, domethene latin’.

Përballë valës së fushatave ekstreme “anti-raciste” si Balck Lives Matter, kandidati Rick Caruso tentoi te behej pjese e histerisë, por tashmë përballet me tallje të gjera në rrjet teksa gjatë një debati tha se mund të quhet “latin” pasi është me origjinë italo-amerikane.

Komenti erdhi në përgjigje të një pyetjeje mbi identitetin racor të kandidatëve, teksa ai konkuron përballë Karen Bass, kongresmene demokrate afro-amerikane.

Moderatorja Dunia Elvir tha në debatin e të enjtes: “Kjo është një pyetje për të dy ju. kryebashkiaku i ardhshëm i Los Angeles do të jetë ose një grua afro-amerikane, ose një i bardhë”.

“Unë jam italian,” tha Caruso.

“Italo-amerikan,” tha Elvir, duke nënqeshur.

“Falemnderit, po jam latin,” insistonte Caruso.

Debati mes kandidatëve ishte i fundit para zgjedhjeve të 8 nëntorit, dhe një klip prej tij u përhap shpejt në rrjetin Twitter.

“Tashmë identiteti i bardhë po bëhet shumë elastik, tani po përfshin dhe italianë si Rick Caruso,” komentonte shkrimtari Jamil Smith, i rrjetit Los Angeles Times.

“Është bërë aq fleksibël sa italianët mund të përfshihen të latinët”.

Një tjetër komentonte tweeted: “Kjo provon sesa e dëmshme është për politikën të jesh i bardhë në Los Angeles”.

FOTO GALERI
1/3
Rick Caruso përballet me tallje të gjera në rrjet teksa gjatë një debati tha se mund të quhet “latin” pasi është me origjinë italo-amerikane.

Top Channel