Ativie Qazimllari akuzoi fqinjën në fshatin Porodinë të Korçës se ky i fundit ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Ajo pretendon se ai ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj saj, madje policia ka qenë në dijeni të ngjarjeve por nuk ka vepruar.

Sipas 55-vjeçares gjithçka ka ndodhur 4 muaj më parë dhe ndihet e frikësuar për veten dhe të birin.

Ndërkohë, ka reaguar nëna e të akuzuarit, Dionis Myrtellarit, e cila ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se djali i saj asnjëherë nuk e ka zhveshur apo goditur djalin e Ativies apo edhe vetë këtë të fundit.

Nevruze Myrtellari shton se denoncimi në polici është i pabazë dhe se gjithçka është e stisur.

Policia ka referuar materialet në prokurori, por 40 vjeçari nuk është proceduar për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale, të cilat pritet t’i vlerësojë më tej prokuroria.

Top Channel