Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në Danimarkë përballë Copenhagenit, takim ku kampionët e Anglisë humbën penallti, u ndëshkuan me të kuq dhe panë VAR-in t’u anulonte një gol, të gjitha raste të ndodhura në pjesën e parë.
Gjithsesi, pika e marrë në transfertë solli kualifikimin e “Cityzens” në raundin e 1/8-ve në Champions League, kompeticion të cilin ekipi i Pep Guardiolës nuk e ka fituar kurrë. I pyetur rreth mundësisë për të fituar kupën me veshë, trajneri spanjoll deklaroi:
“Është gjithmonë e vështirë ta fitosh Champions League, pasi Reali i Madridit është gjithmonë aty. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe kualifikimin”, deklaroi 51-vjeçari katalanas, i cili shpjegoi edhe vendimin për të lënë në stol Erling Haaland.
Haaland? Ai është lodhur shumë kohët e fundit, ky është shkaku pse preferuam ta linim pushim përballë Copenhagenit”, deklaroi Guardiola në lidhje me 22-vjeçarin, i cili ka shënuar 20 gola me kampionët e Anglisë në 13 ndeshje të zhvilluara./ Super Sport
Top Channel