Video/ Transportuesit të ri masiv Boeing i bien ‘copat’ gjatë ngritjes në aeroportin në Itali (fotot)

12/10/2022 15:19

Një nga transportuesit e rinj gjigantë Boeing ka lëshuar në tokë një nga rrotat e tij 100kg gjatë ngritjes pak pasi u shkëput nga asfalti i aeroportit në Itali.

Rrota e tij që lëshonte tym ra nga avioni Dreamlifter duke u përplasur në barin e aeroportit të Taranto në juglindje të Italisë.

Pamjet dramatike tregojnë rrotën me diametër më shumë se 1.5 metër që bie nga pajisjet e uljes, e cila u gjet më vonë në vreshtat pranë aeroportit.

Transportuesi amerikan po ngrihej nga Taranto me destinacion Charleston, në Karolinën e Veriut.


Boeing komentoi dje për rrjetin Simple Flying : “Një transportues Dreamlifter u ul me sukses dje në destinacionin e tij në Charleston pasi humbi një rrotë pas ngritjes nga aeroporti i Taranto-Grottaglie në Itali”.

Avioni masiv tip 747-400 Dreamlifter është krijuar për të transportuar mallra e pjesë të rënda transporti mes Italisë, Japonisë e SHBA, shkruanin mediat.

Avioni ka një trup rreth 10 metra të gjerë  dhe ka bërë fluturimin e parë në 2006, sipas prodhuesve amerikanë.

FOTO GALERI
3/4
Transportuesi amerikan po ngrihej nga Taranto me destinacion Charleston, në Karolinën e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA