Një nga transportuesit e rinj gjigantë Boeing ka lëshuar në tokë një nga rrotat e tij 100kg gjatë ngritjes pak pasi u shkëput nga asfalti i aeroportit në Itali.
Rrota e tij që lëshonte tym ra nga avioni Dreamlifter duke u përplasur në barin e aeroportit të Taranto në juglindje të Italisë.
Pamjet dramatike tregojnë rrotën me diametër më shumë se 1.5 metër që bie nga pajisjet e uljes, e cila u gjet më vonë në vreshtat pranë aeroportit.
Transportuesi amerikan po ngrihej nga Taranto me destinacion Charleston, në Karolinën e Veriut.
Boeing 747-400 Dreamlifter tem fogo em um de seus pneus e perde a roda após a decolagem pic.twitter.com/K00lLLf7Bg
— AEROIN (@aero_in) October 11, 2022
Boeing komentoi dje për rrjetin Simple Flying : “Një transportues Dreamlifter u ul me sukses dje në destinacionin e tij në Charleston pasi humbi një rrotë pas ngritjes nga aeroporti i Taranto-Grottaglie në Itali”.
Avioni masiv tip 747-400 Dreamlifter është krijuar për të transportuar mallra e pjesë të rënda transporti mes Italisë, Japonisë e SHBA, shkruanin mediat.
Avioni ka një trup rreth 10 metra të gjerë dhe ka bërë fluturimin e parë në 2006, sipas prodhuesve amerikanë.
Top Channel