Tensionet me Turqinë/ Rama debaton përfaqësuesen greke në KiE: Jam mik i Erdogan! Nuk zgjedhim mes partnerësh

12/10/2022 16:55

Pasi e kritikoi për mënyrën e patakt me të cilën Rama zgjodhi të prezantonte fjalën e tij ditën e sotme në Këshillin e Evropës, përfaqësuesja e Greqisë në KiE Nina Kasimati,  pyeti kryeministrin shqiptar nëse aderimi i Shqipërisë në BE do të ishte në pajtim me vlerat e Turqisë.

Rama iu përgjigj Kasimatit duke i thënë se e kupton shqetësimin e saj mbi Turqinë, por presidentin Erdogan e konsideron si mik dhe se nuk mund të zgjedhe midis partnerëve strategjikë, pra midis Greqisë dhe Turqisë.

Nina Kasimati, përfaqësuese e Greqisë: Mirëseerdhët kryeministër Rama edhe pse në këtë mënyrë të patakt. Jeni i vetëdijshëm se jemi të vendosur të ndihmojmë Shqipërinë për në BE. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat europiane që kërkon ky proces do të ishte e pajtueshme me politikën e sinergjisë me aktorë si Turqia, që në fakt minon të drejtat e njeriut dhe ngjall retorikën inflamatore në këtë rajon dhe ndikon në bashkëpunim .

Rama: Do i kthehem zonjës nga Greqia, është e kuptueshme pse është e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Turqia, është partner strategjik i politikës tonë të jashtme, nuk e kuptova pyetjen tuaj kur vjen fjala për Shqipërinë. Ne nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim midis partnerëve tanë strategjikë, fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë, nuk do të shkojnë askund tjetër. Gjyshja ime më thoshte fqinji i lumtur është shtëpi e lumtur. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që mund të vijë nga Turqia, pa Turqinë, kriza e refugjatëve të 2015 mund të ishte kthyer në një krizë apokaliptike në të gjithë Europën. Dua të shtoj se unë kam nderin të njoh me privilegjin e të konsideroj vendin si mik i të dyve, Presidentit Erdogan dhe Mitsotakis. As Greqia nuk do të ike e as Turqia nuk do të ike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA