Sulme intensive që nga e hëna/ Raketat ruse shkatërruan 30 % të infrastrukturës energjitike në Ukrainë

12/10/2022 17:46

Rreth 30% e infrastrukturës energjetike në Ukrainë është goditur nga raketat ruse që nga e hëna.

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko deklaroi se kjo ishte hera e parë që nga fillimi i luftës që Rusia ka “shënjestruar në mënyrë dramatike” infrastrukturën energjetike.

Sipas CNN, arsyeja pse ai e ka bërë këtë gjë është sepse eksportet e energjisë elektrike të Ukrainës në Evropë ndihmojnë vendet evropiane të kursejnë gazin dhe qymyrin rus.

Punonjësit po bëjnë të pamundurën që të rinisë furnizimi me energji, në vendet e domosdoshme.

Qeveria ukrainase u bëri thirrje njerëzve në të gjithë vendin që të kufizojnë përdorimin e tyre të energjisë.

I pyetur nëse Ukraina do të merrte energji shtesë nga Evropa, Halushchenko tha se kjo ishte “një nga opsionet në tryezë”.

Ministri shtoi se sistemi energjetik ukrainas është ende i qëndrueshëm, por u bëri thirrje partnerëve të ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore që vërtet mund të ndihmojnë të mbrojnë infrastrukturën.

“Ne u dërgojmë këtë mesazh partnerëve tanë: ne duhet të mbrojmë qiellin. Rusët nuk po luajnë në disa lojëra mbi ligjet ndërkombëtare. Ata nuk kujdesen për asnjë lloj marrëveshjeje apo konvente ndërkombëtare”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi të martën se po synon objektet ushtarake dhe energjetike të Ukrainës në sulme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA