Ky është një gur i lashtë grek varri që ka tërhequr vëmendjen e kureshtarëve dhe teoricienëve të matriksit dhe konspiracionit, që thonë se në fakt tregon një grua që po përdor një laptop me portale USB.
Teoria e ekzagjeruar pretendon se kjo është provë e udhëtimit në kohë, për faktin se një kompjuter modern portativ mund të jetë transportuar prapa në kohë dhe vendosur në skulpturë të vitit 100p.e.s.
Teoria përshtatet me ide të ngjashme të fizikës kuantike dhe të dijeve të lashta, që thonë se koha mund të mos avancojë vetëm në mënyrë lineare (progresive) por dhe në formë rrethore të shumëfishtë, ose ndryshe ‘toroidale’.
Statuja rreth gjysmë metri i lartë, Varri i Naiskos nga Gruaja në Fron, është në shfaqje në muzeumin J. Paul Getty në Malibu, Kaliforni.
Guri besohet se është përdorur si kokë varri dhe përshkruan gruan e ulu në fron dhe vajzën skllave që mban një kuti të çuditshme të hapur para saj.
Pronarja ka prekur kapakun e hapur të objektit para saj, për të cilin përdoruesit online besojnë se është ekrani i një laptop-i.
Madje në anën e tij shihen dhe dy vrima që ngjasojnë me postat hyrëse USB ose kabllorë të tjerë në aparatet e sotme.
Baza e tij duket tepër e hollë për të qenë një kuti buzhuterish, sipas një videoje në kanalin e YouTube me teori të tjera të çuditshme ‘Still Speaking Out’.
“Këtu përshkruhet një objekt i mrekullueshëm që ka një ngjashmëri të çuditshme me laptopët modernë apo një mjet tjetër portativ”, pretendohet në video.
“Kur shikoj skulpturën mendoj për Orakullin e Delfit, që supozohet se i lejonte priftërinjve të komunikonin me Zotat, për të marrë informacione ‘të privilegjuara’”, thuhet më tej.
Në përshkrimin historik të galerisë thuhet se skulptura tregon “një grua që shikon në kutinë e cekët”, që asokohe besohet se ishte pjesë e arteve funerale me shpresën që të ndjerët të shijonin gezimet e jetës së përtejme.
Kjo nuk është hera e parë që observuesit gjejë gjurmë të pretenduara të udhëtimit në kohë në artin e vjetër ose të lashtë, siç kanë qenë pretendimet për një pikturë të viteve 1860 ku shihej një grua që duket se mban një celular modern inteligjent.
Një tjetër burrë është pikturuar në dukje duke mbajtur një iPhone në një mural të viteve1930, nga një skenë e shekullit të 17, në tokat e reja amerikane.
Ndërsa tifozë të boksit kanë pikasur një spektator të duelit të Mike Tyson duke mbajtur një celular inteligjent në dorë në vitin 1995.
Një celular në dukje me palosje, është pikasur dhe në një foto fitores së kupës së botës nga Brazili në vitin 1962. Koinçidencat janë të shumta por secili dëshmitar duhet të gjejë forcën në ndërgjegjien e tij për të besuar se refuzuar.
Top Channel