“E prishët një herë në vitin 1990, ju ka mbaruar koha”/ Përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, përzenë personin që i kundërshtoi
“Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate”- kështu u shpreh komisioneri Oliver Varhelyi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi raportin vjetor të zgjerimit të BE-së.
“Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionin.
Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për luftën në Ukrainë. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne kemi thënë këtë gjë edhe vititn e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme”, tha Varhelyi.
Top Channel