Jeremy Fleming, është shefi i agenesis britanike të inteligjencës kiberentike, një nga më të respektuarat në botë për grumbullimin e informacioneve në shumë mënyra mbi situatën e sigurisë globale.
Pikërisht se kjo agjenci e cila ka nën vëzhgimin e saj shumë kanale të komunikimit në botë, çdo informacion që del prej saj është një skanim i rrallë i gjendjes së sigurisë në botë.
Sipas shefit të saj, Kina është duke u përpjekur të rishkruaj rregullat e e sigurisë ndërkombëtare.
Pekini sipas Jeremy Fleming po përdor pushtetin dhe forcën e saj teknologjike dhe ekonomike, për të mposhtur çdo rezistencë në Kinë dhe ushtroj kontrollin dhe influencën e saj në botë.
Sipas shefit të agjencisë së kundërzbulimit kibernetik britanik, pavarësisht nga lufta në Evrope që nga pushtimi rus i Ukrainës, fuqia në rritje e Kinës është ajo pikë e sigurisë kombëtare që do të përcaktojë të ardhmen.
Në një fjalim të rrallë në Royal United Services Institute Flemin deklaroi se Pekini kërkon të krijojë avantazh strategjik duke riformatuar ekosistemet teknologjike botërore.
Sipas tij “sistemi satelitor kinez BeiDou një sistem alternativ ndaj teknologjisë së navigimit GPS, mund të përmbajë një aftësi të fuqishme anti-satelitore në bazë të doktrinës së mohimit të vendeve të tjera të aksesit në hapësirë në rast konfliktesh”.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga autoritetet kineze. Ndërkohë marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kinës janë ftohur dhe spiunët britanik japin vlerësime negative për influencën dhe qëllimet e Pekinit.
Vitin e kaluar shefi i Shërbimit Sekret britanik MI6 Richard Moore e cilësoi Kinën si kërcënimin më të madh për Britaninë dhe aleatët.
Ndërkohë për Rusinë shefi i inteligjencës kiberentike të Britanisë së Madhe thekson se ushtria e saj është e lodhur dhe përdorimi i të burgosurve si përforcim si dhe mobilizimi i dhjetëra mijëra rekruteve pa përvojë, flet për gjendjen e e saj dëshpëruese.
Top Channel