Rama u përgjigjet kritikëve në KiE: Rilexoni fjalën time, nuk e keni kuptuar! Nuk akuzova për asgjë

12/10/2022 16:46

Kryeministri Edi Rama u kërkoi të gjithë kritikëve që ta lexonin fjalimin e tij në Këshillin e Evropës për ta kuptuar më mirë situatën.

Ai u kërkoi të pranishmëve që nuk ‘u ndjenë rehat’ me fjalimin e tij, ta rilexonin që ta kuptonin.

“Nuk jam i sigurt së paku për ata që shprehën pa rehatinë e tyre në raport me fjalën time nëse e kuptuan vërtetë për atë që po flisja, u bëj thirrje atyre që ndihen si ata që ta lexojnë që ta dinë ta kuptojnë përse jam këtu dhe se sa e respektoj këtë institucion. Një prej institucioneve demokratike është dhe për të pasur pjesën e duhur të kritikës, nuk i akuzoj për asgjë paraardhësit e tyre, nëse do të isha një prej tyre që mendonte se ekziston trafikimi i organeve , do të votoja siç bënë ata dhe do të bëja të njëjtin gabim që bënë ata”, tha Rama.

“Nuk është e patakt që të thërrasësh e t’u kërkosh të gjithëve që të ndihmojnë institucionet kombëtare që të vënë në vend besueshmërinë e vet, nuk është e patakt që të ndash me ju thjesht fakte por i vetmi person është kolegia serbe, do të duhet më shumë kohë për Serbinë që ta përthithë e të jetojë me këtë e së fundmi në njohjen e Kosovës dhe të ndërtojë një të ardhme të përbashkët në paqe. Ka shumë njerëz që mendojnë se jam agjent serb, jam krenar që i shërbej së vërtetesës, kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë në rregull, kur nuk është e mirë, nuk është e mirë, besoj se unë jam me të vërtetën e kombit tim që përfaqësoj me krenari. Këto lajme që shqiptarët edhe kur luftojnë mendojnë  për trafikimin e organeve. Njëri nga ambasadorët ishte i shqetësuar se një person i zhdukur mund të I ishin hequr organet sepse ka dëgjuar për këtë, se kështu të vrasin”, shtoi ai.

Rama gjatë fjalimit në Këshillin e Evropës kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782, të miratuar në vitin 2011 për raportin e Dick Marty dhe shpalljen të pabazuar të akuzave të tij për trafikim të organeve njerëzore nga ana e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai theksoi se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.

Top Channel