Shqipëria avancoi përpjekjet e saj në Këshillin e Europës për të ndryshuar rezolutën  skandaloze 1782 të vitit 2011 e cila u miratua pas  raportit të senatorit  Dick Marty.

Kjo rezolutë u ndërtua mbi spekulimet e senatorit Marty i cili pa pasur asnjë provë konkrete ngriti pretendimin se UÇK në territorin e Shqipërisë u përfshi në trafik organesh njerëzore.

Kryeministri Edi Rama  në asamblenë e Këshillit të Europës tha se kjo është një çështje me rëndësi në emër të së vërtetës dhe drejtësisë.

Nga Asambleja e Këshillit të Europës  në Strasburg, kryeministri Edi Rama kërkoi që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet të vendoset në vend.

Kërkesa e kryeministrit Rama për të korrigjuar këtë Gabim tragjik siç e quajti ai, prodhoi reagime të forta nga ana e këshillit të Europës. Por kryeministri i komentoi këto kundërshti pa më të voglin shqetësim.

Mbetet në dorën e vendeve anëtare të Këshillit të Europës të korrigjojnë skandalin që mban emrin Dick Marty, te bekuar prej këtij tempulli i të drejtave të njeriut. Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama       bënë detyrën e tyre në emër të së vërtetës për ta lehtësuar turpin e vendosur padrejtësisht Shqipërisë dhe Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA