Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër komentin e përfaqësuesit të Zvicrës në mbledhjen e Këshillit të Evropës.
Përfaqësuesi i Zvicrës: Të gjithë ne duam të kemi bashkëpunimin më të mirë, po mendoj për komunitetin e çështjeve ligjore, ai ka pasur reputacionin më të lartë dhe të në këtë sallë, mendoni se kjo është mënyra më e mirë për të vepruar me këtë institucion? Mbi të gjitha ju folët për Dhomat e Specializuara të Kosovës por përse e bëtë, se e dini që janë procedura të pavarura, përse doni që një asamble të ndërhyjë në procedura ligjore?
Rama: Unë nuk e përmenda pas diskutimit kur mu kërkua që të mos i referohesha, nëse ju vijoni të më thoni se ajo që thash këtu është një kërkesë që jua paraqes ju, nuk mund të më thoni që po kërkoj të pengoj drejtësinë apo të ndërhyj në një proces gjyqësor, ose nuk e kuptoni ose qëllimisht nuk doni ta kuptoni. Ka një problem serioz, çështja serioze e trafikimit të organeve, nuk ka aspak të bëjë me procedurën se në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë aspak të trafikimit të organeve, në Dhomat e Specializuara po trajtohen gjëra krejt të ndryshme. Kjo akuzë e turpshme akuza për trafikim është një akuzë që i ka bërë të gjithë në solidaritet se kur dëgjon diçka kaq të tmerrshme duhet të hetosh, kjo është ajo që çoi në ngritjen e dhomave, por dhomat nuk po merren me trafikun e organeve se është diçka që nuk ekziston, dhomat po merren me diçka ndryshe, unë nuk thashë asgjë për këtë unë po flas për ndërhyrjen për asnjë proces ligjore, se nuk duhet të ndërhysh dhe dua të jep i qartë kristal për këtë gjë. Nëse do riktheheshit që ta lexonit do ta kuptonit. Nuk thash as nuk e kam menduar se ka një lloj konspiracioni, ka qenë një gabim tragjik i bërë në mirëbesim, por në demokraci gabimet tragjike mund të ndreqen, jo për tu përgjigjur se është një gabim.
Rama: Nëse shikon solidaritetin, Ballkani është zona më e brishtë, ky është rasti kur sheh qëndrimin që kanë marrë , republika Serpsa edhe pjesë të tjera janë të ndikuara nga Rusia, i vetmi përjashtim është Shqipëria dhe Kosova, Rusia nuk ka ndikim kjo është situata, ne e dimë që ka mosdakordësi të thella. Edhe pse them që presidenti i Serbisë është miku im, fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni kur vjen fjala për sanksione, se Serbia nuk u mbijeton sanksione, ndryshe do të bëjmë që të hedhim Serbinë në krahët e Vladimir Putin.
Rama gjatë fjalimit në Këshillin e Evropës kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782, të miratuar në vitin 2011 për raportin e Dick Marty dhe shpalljen të pabazuar të akuzave të tij për trafikim të organeve njerëzore nga ana e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai theksoi se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.
Top Channel