Bijan Poldrag u rekrutua nga ambasada iraniane ne Tirane dhe nga garda revolucionare në Iran, jo vetëm për të spiunuar anëtarët e kampit të MEK në Manzë, por edhe për të përgatitur një sulm terrorist në Shqipëri.

Ky është pretendimi i prokurorëve të SPAK gjatë shpalljes së pretencës me dyer të mbyllura ndaj 46-vjeçarit që e la kampin e MEK dhe punoi kundër tyre për disa muaj me radhë.

Pretendimi i prokurorëve të SPAK ju referua këqyrjeve telefonike, ndërkohë prokurorët pohuan në sallë edhe emrat e bashkëpunëtorëve të Poldrag, të cilët janë veçuar nga SPAK dhe vijojnë të jenë nën hetim.

SPAK kërkoi 15 vite burg për 46-vjeçari ku akuza më e rëndë është ajo e organizatës terroriste për të cilën u kërkuan 10 vite burg.

Megjithatë prokurorët e posaçëm thanë se gjykata mund të aplikojë gjykimin e shkurtuar që pritet ta zbresë dënimin ndaj Bijan Poldrag në 10 vjet burg.

Në total ndaj iranianit rëndojnë 6 akuza, që kanë si prova këqyrjet por edhe llogaritë në rrjetet sociale të Poldrag me të cilat ai fliste me Gardën Revulicionare.

I akuzuari që u arrestua në 2020 nga antiterrori ka dy javë kohë që të përpilojë mbrojtjen e tij. Megjithatë i pyetur nga antiterrori Bijan Poldrag tha se u kërcënua nga garda revolucionare për familjarët e tij që vazhdojnë të jetojnë në Iran dhe ndaj ai u shkëput nga MEK duke i spiunuar ata.

Ai më tej tha se në atë kohë garda i premtoi se do i paguante për çdo shërbim të afërmit që vijojnë të jetojnë ne Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA