Së fundmi ylli televiziv Khloe Kardashian zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante.

38-vjeçarja zbuloi në një InstaStory se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra.

Kardashian tha se kuptoi që gjëja ishte serioze kur shenja nuk po lëvizte nga fytyra e saj. Dermatologët i thanë asaj se shenja ishte jashtëzakonisht e rrallë për dikë në moshën e saj dhe menjëherë bukuroshja iu nënshtrua një operacioni.

Ajo deklaroi se dëshironte të ndante detajet për të inkurajuar fansat që të kontrollonin lëkurën e tyre, duke shtuar se ajo ka një histori të melanomës.

Ylli tha se u operua nga Dr.Garth Fischer, një nga kirurgët më të mirë në Beverly Hills. Duke inkurajuar 276 milionë ndjekësit e saj në Instagram që të kontrollojnë lëkurën e tyre, Khloe shkroi:

“Në moshën 19-vjeçare pata melanoma në shpinë dhe bëra një operacion për ta hequr atë gjithashtu, kështu që jam parapërgatitur për melanoma. Ne duhet të kontrollojmë veten gjatë gjithë kohës. Unë jam dikush që përdor krem kundër diellit çdo ditë, kështu që askush nuk është i përjashtuar nga këto gjëra. Ju lutemi, merreni seriozisht këtë dhe bëni vetë-ekzaminime të rregullta”.

Ndërkaq, rikujtojmë se sezoni i dytë i “The Kardashians” në Hulu u shfaq premierë dy javë më parë, me sezonin që zhytej drejtpërdrejt në dramën e Khloe Kardashian dhe ish-partnerit të saj, Tristan Thompson. Në episodin e dytë, Khloe është ende duke u marrë me pasojat e skandalit të tij të fundit të tradhtisë.

Gjatë episodit, Khloe ka mësuar se ka ‘traumë truri’ si pasojë e skandalit të tradhtisë së Tristan. Ylli televiziv dhe e motra Kendall Jenner vizituan një mjek për të kontrolluar gjendjen e tyre mendore dhe për të kuptuar se si janë në të vërtetë. Dyshja iu nënshtruan MRI-ve dhe më pas u ulën me mjekun për të analizuar rezultatet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA