Shqipëria ka avancuar në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, edhe ose akoma më shumë duhet të përparojë së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.

Në skanimin e bërë situatës në Shqipëri megjithatë, në raportin e fundit të progresit, Komisioni Europian shfaq edhe pakënaqësi.

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian draftin për Shqipërinë, ku theksoi se vendi ynë “ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera lipsen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.

“Shqipëria është vendi i dytë me të cilin ne hapëm kuadrin negociues këtë vit. Ajo ka vijuar të ketë një progres të mirë dhe rezultate të dukshme. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut të cilët po vijojnë punën në mënyrë konstante janë shembull i kësaj ecurie. Shqipëria ka treguar nivel të lartë përkushtimi dhe përdori mandatin e saj në OKB për tju përgjigjur bashkë me aleatët agresionit rus në Ukrainë duke sjellë propozime. Por përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit duke përfshirë reformën në sistemin gjyqësor, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit, të drejtës së pronës, çështjet e minoritetit dhe lirisë së medias”, tha Varhelyi.

Edhe pse raporti thekson se qeveria  e mbajti fokusin në reformat që lidhen me rrugën e vendit drejt BE-së dhe përforcoi strukturën e saj koordinuese për integrimin, aty pati kritika edhe pati kritika edhe për agjencitë në varësi të ministrive të cilat sic thuhet, “e përkeqësuan më tej çështjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë”.

Drafti nënvizon se “dispozitat për rekrutimin e bazuar në merita, sipas ligjit të shërbimit civil, mbeten për t’u zbatuar plotësisht, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë”.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, sipas Komisionit europian “ka arritur një shkallë përgatitjeje të moderuar” dhe Reforma në Drejtësi konsiderohet të ketë patur “një përparim përgjithësisht të mirë”.

Raporti vë në dukje emërimet për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke theksuar se “megjithatë procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”.

Sa për “institucionet e vettingut, këshilla është se ato duhet të vazhdojnë t’i referojnë organeve të prokurorisë rastet kur ka të dhëna për vepra penale”.  Komisioni vlerëson se “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet nga ana tjetër një fushë me shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për aministinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

“Shqipëria  është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë”, deklaroi KE.

Një fushë ku shprehimisht shkruhet se Shqipëria nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes, teksa kërkohet veçanërisht vëmendje me dezinformatat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA