Paris Hilton ka folur së fundmi me detajet e abuzimeve seksuale që ajo ka përjetuar ndërsa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990.
41-vjeçarja, tha se fëmijëria e saj ishte ‘vjedhur’ nga abuzimi në shkollën ‘Provo Canyon’, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.
Shumë vonë natën, do të ishte ora rreth tre ose katër e mëngjesit, ata më merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminimet mjekësore. Kjo nuk ishte as me një mjek. Ishte me disa anëtarë të ndryshëm të stafit. Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek dhe ishte vërtet e frikshme. Është diçka që e kisha lënë mënjanë për shumë vite. Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një e rritur, ky ishte padyshim abuzim seksual.
Lidhur me këtë Paris shkroi në llogarinë e saj në Twitter se:
Është e rëndësishme të hapesh për këto momente të dhimbshme, në mënyrë që të shërohem dhe të ndihmoj për t’i dhënë fund këtij abuzimi. Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por edhe për të mbijetuarit e tjerë. U dhunova dhe po qaj teksa shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë time dhe më vret që kjo po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm.
Qendra e trajtimit të adoleshentëve, ku një qëndrim 12-mujor kushton deri në 300,000 dollarë, është përballur me akuza të mëparshme për rrahje, drogë dhe abuzim seksual me klientët e saj. Hilton fillimisht doli kundër institucionit në dokumentarin e saj të vitit 2020 “This Is Paris” dhe ia doli të nxiste rregullore të reja, më të rrepta për shkollat për adoleshentët me probleme.
Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton duket se është miqësuar së fundmi shumë me një përdorues TikTok-u, i cili i ka treguar asaj se e ka grabitur në vitin 2007. Paris e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ai i kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.
Top Channel