Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij te Liverpool janë në një presion të jashtëzakonshëm në Premier League pas një starti tejet negativ këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman është plot 14 pikë nga kreu i Premier League, status që për momentin mbahet nga Arsenal.
Pikërisht, “Topçinjtë” i shkaktuan disfatën e fundit Liverpool-it, teksa pas kësaj ndeshje për The Reds, pati kritika të shumta. Një ndër ta ishte edhe Didi Hamman, ish-lojtar i Liverpool, por që u injorua nga Klopp në konferencën për shtyp. Sipas Super Sport pas këtij veprimi të Klopp, Gabby Agbonlahor, ish-sulmues i Anglisë kritikon 55-vjeçarin ndërsa shton se gjermani po e ndjen shumë presionin.
“Gjithnjë kam menduar se Klopp është pak si fëmijë i llastuar. Didi Harman ka fituar Champions League me Liverpool dhe tashmë nuk paska të drejtë të jap një mendim për ekipin? Mendoj se Klopp po humbet shkëlqimin e tij dhe po “thyhet” nën presion”, u shpreh Agbonlahor.
Top Channel