E mërkura nuk prodhoi asgjë të re në selinë blu sa i takon bashkimit të demokratëve.
Negociatat për kanë mbetur pezull për shkak se Edi Paloka i mandaturi i Sali Berishës ndodhet në Afrikë në kuadër të axhendës parlametare.
“Kemi një bashkim horizontal në bazë. Duam që bashkimi të jetë dhe vertikal me zërat e deputetëve ndryshe”, tha Boçi.
Demokratet kanë vendosur të përdorimin zgjedhjet lokale si moment bashkimi, por ky bashkim duket jo i lehte pasi edhe pse palët nuk flasin për kushte rruga drejt konsensusit ka disa pengesa të forta.
“Nuk kemi kushte, por mendojmë se negociatat duhet te shoqërohen me tërheqjen e ankimit një punë e nisur në mënyrë antilgjore dhe vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore”, u shpreh Boçi.
Por, Gazment Bardhi negociatori i grupimit që nuk ndjek linjën e Berishës, e ka bërë të qartë se arsyeja e bashkimit nuk është tejkalimi i ndasive për non grata-n dhe as beteja ligjore për vulën dhe logon e partisë, por Edi Rama kundërshtari politik të cilin demokratet duan të mundin në zgjedhjet e pranverës.
“Kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime”, shtoi më tej ai.
Javën e ardhshme Edi Paloka dhe Gazment Bardhi pritet të ulen bashkë për të gjetur mënyrën sesi dy grupimet brenda Partisë Demokratike do mund të hedhin pas krahëve sherrin për drejtimin e partisë dhe të bashkojnë forcat për zgjedhjet lokale.
Top Channel