Strasburg, Balla shpjegon hapat e ardhshëm: Shqipëria i kërkon KE-së të realizojë një Rezolutë të re për pretendimet e trafikimit të organeve

12/10/2022 19:37

Pas fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kanë vijuar takimet me drejtuesit e grupeve parlamentare në Strasburg.

Kreu i grupit socialiste, Taulant Balla ka shpjeguar hapat e ardhshëm që duhet të ndërmeren nga KiE.

Balla deklaron se Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një Rezolutë të re, si rishikim i Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Gjithashtu Balla thekson se Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Këshilli i Europës, Strasbourg📍Pas fjalës së Kryeministrit në Asamblenë Parlamentare, vijojmë takimet me drejtuesit e grupeve parlamentare.

Që të jemi të qartë: Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një Rezolutë të re, si rishikim i Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

“Këshilli i Europës, Strasbourg Pas fjalës së Kryeministrit në Asamblenë Parlamentare, vijojmë takimet me drejtuesit e grupeve parlamentare. Që të jemi të qartë: Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një Rezolutë të re, si rishikim i Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.
Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.”

Top Channel