Me Botërorin që është “pas dere”, tashmë çdo dëmtim vendos në rrezik pjesëmarrjen e një futbollisti në eventin më të rëndësishëm.
Për fat të keq ai që e pësoi së fundmi është Reece James. Anësori i Chelseat u zëvendësua në minutën e 62-të në ndeshjen e Champions League ndaj Milan për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë.
Sigurisht gjuri është gjithnjë një dëmtim që frikëson çdo futbollist dhe tashmë te Anglia janë në ankth për gjendjen e 22-vjeçarit që po kalonte një formë të shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Graham Potter. Ky i fundit theksoi se shpreson që James të jetë mirë, por shtoi se duhet të kalojnë të paktën 48 orë për të kuptuar nëse dëmtimi është nga ata që kërkojnë kohë të gjatë për rikuperim.
Sakaq, te kombëtarja e Anglisë e kishin parashikuar James një titullar në korsinë e majtë, me teknikun Southgate që i beson lojtarit të Chelseat para Kylie Ëalker që gjithashtu ka probleme fizike, ndërsa opsioni tjetër, Trent-Alexander Arnold nuk bind.
Tashmë, tekniku i “Tre Luanëve” nuk ka tjetër çfarë të bëjë veçse të presë dhe të shpresojë që dëmtimi i James të mos jetë serioz dhe koha e rikuperimit ta lejojë lojtarin të grumbullohet normalisht për Kupën e Botës që starton më datë 20 nëntor në Katar.
Top Channel