Tre të rinj kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes në Durrës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës.

Një automjet me drejtues 25-vjeçarin me iniciale M. Q. ka përplasur automjetin me drejtues 29-vjeçarin me iniciale F. S. Të dy shoferët dhe një vajzë 23-vjeçe që ishte pasagjere janë lënduar dhe janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende nëse kanë qenë drejtimi i gabuar i shoferëve apo shkaqe të tjerë që çuan në përplasjen e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA