A duhet të hiqet Rusia nga KE? Rama: Jemi në rregull me gjithçka që bëjnë “të mëdhenjtë” me panoramën e madhe

12/10/2022 17:10

Teksa ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, përfaqësuesi ukrainas në KiE Alexei Goncernko, ka pyetur kryeministrin Rama nëse duhet të hiqet Rusia nga KE.

Rama u tregua i kujdesshëm që kësaj pyetjeje t’i japë një përgjigje që lidhet edhe me peshën e Shqipërisë në Këshill, duke thënë se nuk i takon vendit tonë të marrë vendime të tilla, por do të jetë pro çdo vendimi që do të ndërmerret për të mirën e përbashkët.

Alexei Goncernko Ukraina: Shoh shumë emocione në sallë, mendoj që është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar, dua të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen për Ukrainën, vuajmë nga i njëjti kërcënim, ne në Odesa, ju nga sulmi kibernetik. A duhet të hiqet Rusia nga KE?

Rama: Ukrainën e lashë për në fund si ëmbëlsirë, më bëhet qejfi që kam sjellë disa emocione këtu. Ashtu siç jam i vetëdijshëm për gjatësinë time, jam i vetëdijshëm edhe për peshën që ka vendi im edhe pse i vogël. Ne jemi në rregull me gjithçka që bëjnë këta të mëdhenjtë me panoramën e madhe. Nuk i takon Shqipërisë të vendosë nëse duhet të përjashtohet Rusia apo jo, ne miratojmë çdo vendim. Nuk duam që të jemi arsye për të çelur konflikte të reja. Cilësia e demokracisë nuk ka të bëje të biesh dakord me të tjerët por si nuk bie dakord në mënyrë të hijshme.

Top Channel