Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin e rekursit të Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafik droge.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës,  pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Ai është pronari i kontejnerit me banane në Portin e Durrësit.

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA