Një nga rrjetet më të mëdha spitalore në SHBA u godit nga një sulm kibernetik i dyshuar se u krye në këmbim shpërblimi thonë mediat vendase, duke sjellë në vonesa të ndërhyrjeve kirurgjikale, verifikimin e kujdesit ndaj pacientëve dhe riplanifikimin e takimeve më mjekun në mbarë vendin.
CommonSpirit Health, i renditur si sistemi i katërt më i madh shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, pohoi se ka pasur probleme me një “një çështje sigurie IT” që e detyroi atë të përdorte disa sisteme jashtë linje.
Edhe pse vetë drejtuesit e tij preferuan të mos hyjnë në detaje, burime pranë çështjes konfirmuan për NBC News se rrjeti ka pësuar një sulm ransomware. CommonSpirit, i cili ka më shumë se 140 spitale në SHBA, gjithashtu nuk pranoi të ndajë informacione se sa nga objektet e tij po përjetonin vonesa.
Megjithatë, shumë spitale, duke përfshirë Spitalin Memorial CHI në Tenesi, disa spitale në Teksas dhe Virginia Mason Franciscan Health në Seattle, janë prekur që të gjitha. Një grua nga Teksasi rrëfeu se ajo dhe i shoqi kishin mbërritur në CommonSpirit për një operacion të rëndësishëm të planifikuar prej kohësh, por mjeku kirurg i rekomandoi që ta shtynin ndërhyrjen deri në zgjidhjen e problemeve teknike të spitalit.
Sulmet ransomware janë shpeshtuar ndjeshëm këto dy vitet e fundit në sistemin mjekësor të SHBA-së. Edhe nëse një sulm i tillë nuk con në mbylljen e spitalit, ai sërish mund të rrëzojë ose t`i nxjerrë jashtë funksionimit sistemet dixhitale, duke bllokuar qasjen e mjekëve dhe infermierëve tek të dhënat e pacientëve.
Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as Zelanda e Re, ku hakerët kanën shënjestruar rrjetin shëndetesore North Island, ku kanë vjedhur të dhënat e 450,000 pacientëve e i kanë hedhur ato në internet.
Top Channel