Një studente e shkëlqyer britanike me ‘një karakter vibrant’ ka humbur jetën nga ataku kardiak pas një koktejli alkoolik me qetësuesin e fortë ketamine, ditën para se të niste jetën e re universitare në Newcastle në veri të Anglisë.
18 vjeçarja Jeni Larmour, përshkruhej si një ‘nxënëse model’ nga mësuesit e saj dhe gjithashtu këndonte muzikë klasike, teksa po niste studimet për arkitekturë në universitetin e njohur.
Adoleshentja kishte konsumuar dozën fatale të anestetikut të fuqishëm në natën e parë të festimit në kampusin universitar, teksa u gjet e vdekur nga ataku kardiak mëngjesin e 5 tetorit.
Patologu Dr Nigel Cooper tha në hetimin zyrtar se niveli i alkoolit në trupin e Jeni ishte dy herë më i lartë se niveli i lejuar i drejtimit të makinës ndërsa kishte gjithashtu 1.3miligram ketaminë për çdo litër gjak në trupin e saj.
Megjithse niveli i gjetur i ketaminës nuk ishte në masën që zakonisht shkakton vdekjen, e kombinuar me nivelin e alkoolit intoksikimi bëhet serioz, siç ndodhi me adoleshenten fatkeqe.
Ketamina përdoret në anestetikët mjekësore dhe nëse përdoret si një drogë zbavitjeje efektet e saj mund të jnë të paparashikueshme.
Jeni u gjet e vdekur në 5 të mengjesit por një tjetër studente tha se ajo kishte qenë e palëvizur që prej mesnatës të mbrëmjes më parë.
Dr Cooper tha në gjykatë: “Mjekët që e gjetën ishin të sigurtë se ajo kishte vdekur pasi nëse shikonin një shkëndijë jete do të kishin tentuar ta risillnin në jetë”.
“Hipostaza e çngjyrimit tregonte se ajo kishte vdekur prej disa orësh”.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel