Rusia shton platformat Facebook e Meta në listën e saj të grupeve ‘terroriste e ekstremiste’ (fotot)

11/10/2022 17:37

Rusia ka shtuar sot gjigantin amerikan të teknologjisë Meta, dhe kompanitë e tij Instagram e Facebook, në listën e saj të organizatave “terroriste e ekstremiste”, njoftonte shërbimi vendor të monitorimit financiar, raporton rrjeti turk TRT.

Vendimi i vendos Meta në të njëjtën listë me grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë, organizatat e huaja terroriste dhe grupe të ndaluara opozitare ruse.

Rusia ka ndaluar prej marsit Facebook e Instagram për “aktivitete ekstremiste” pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të “rusofobisë”, gjatë fushatës së saj ushtarake në Ukrainë.

Kjo erdhi pasi Meta njoftoi më 10 mars se në platformat e saj do të toleroheshin deklarata si  “vdekje pushtuesve rusë”, por jo kërcënime ndaj civilëve, para se të shtohej se tolerimi do të bëhej vetëm për përdorues nga brenda Ukrainës.

Facebook e Instagram nuk mund të hapen në Rusi prej marsit por shumë vendas përdorin anti-gjurmues ‘VPN’ për të vazhduar përdorimin e rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/3
Rusia ka ndaluar prej marsit Facebook e Instagram për "aktivitete ekstremiste" pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të "rusofobisë"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA