Në Komisionin e Reformën Territoriale, eksperti i PS, Artan Shkëmbi parashtroi raportin e tij me sugjerime duke e vënë theksin se ndryshimet duhet të jenë përmirësimi aspekteve si ekonomia, energjia, turizmi, bujqësia e blegtoria.
Eksperti Shkëmbi në raport nuk e listoi si nevojë ndryshimin e numrit të bashkive nga 61 aktualisht në 93 siç propozoi një javë më parë eksperti opozitës.
“Me ndihmën e ndërkombëtarëve të bëhet një studim për pesë vitet e ardhshme nëse duhet të ndryshojë harta e partive”.
Qëndrimet e ekspertit Shkëmbi shkaktuan debat mes bashkëkryesuesve të këtij komisioni Dhurata Çupi dhe Anila Denaj.
“Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklaratës së Ballës”.
“Të katërt ekspertët, vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj”.
Seanca plenare e 21 Tetorit është afati fundit për diskutimin dhe miratimin e kësaj reforme e inicuar nga grupimi Alibeaj në PD.
Deri më tani qëndrimi shumicës qeverisëse është për mos të ndryshuar konfigurimin aktual të bashkive.
Ndërsa opozita që në krye të herës u ul në tryezën e reformës me synimin e qartë për të ndryshuar numrin e bashkive.
Top Channel